Samsung SDI dhe Hyundai Motor arrijnë marrëveshje historike për bateri të automjeteve elektrike

Gjiganti korean i teknologjisë Samsung SDI njoftoi një kontratë shtatëvjeçare për të ofruar bateri të automjeteve elektrike në Hyundai Motor, duke filluar nga viti 2026.

Ky nuk është vetëm një hap i rëndësishëm për të dyja kompanitë, por shërben gjithashtu si bashkëpunimi i tyre i parë ndonjëherë në fushën e baterive EV, shkruajnë mediat e huaja.

Samsung SDI ka një listë të dukshme klientësh, duke përfshirë General Motors, Stellantis dhe BMW.

Hyundai do të marrë “bateri prizmatike”, të fabrikuara në objektin e Samsung në Hungari për automjetet e saj elektrike të destinuara për klientët evropianë nga viti 2026 deri në 2032.

Detajet financiare të marrëveshjes mbeten të fshehta. Megjithatë, “pëshpëritjet në korridoret e industrisë” thonë se Samsung SDI mund të furnizojë bateri të mjaftueshme për deri në gjysmë milioni EV gjatë periudhës së propozuar shtatëvjeçare.