One UI 6 vjen me të gjitha risitë që Google ka aplikuar në versionin stok të Android 14 përfshirë veçoritë e aksesibilitetit, kontrollet e shpërndarjes së përmbajtjeve media, privatësi e shtuar e kodeve PIN etj.
Ditën e Premte Samsung më në fund lançoi programin beta për One UI 6 bazuar në Android 14. Megjithatë programi ishte i disponueshëm vetëm për SHBA, Korenë e Jugut dhe Gjermaninë për familjen Galaxy S23.
Tashmë përditësimi po bëhet i disponueshëm për më shumë vende të botës. Sipas portali të Zhvilluesve të Samsung, programi beta është hapur në katër vende të tjera: Kinë, Indi, Poloni dhe Britani.
One UI 6 vjen me të gjitha risitë që Google ka aplikuar në versionin stok të Android 14 përfshirë veçoritë e aksesibilitetit, kontrollet e shpërndarjes së përmbajtjeve media, privatësi e shtuar e kodeve PIN etj.
Samsung ka shtuar edhe disa ndryshime të vetë kompanisë siç është ridizajni i Quick Panel, një tekst i ri, emoji të reja në Samsung Keyboard, përdorimi i disa ekraneve të kyçjes dhe një mini-aplikacion i ri kamere.
Aktualisht programi është i disponueshëm vetëm për seritë Galaxy S23 por do të zgjerohet në javët në vijim.








