Sekretari i përgjithshëm i Ligës së Botës Islame: Shqiptarët, shembull i praktimit të fesë së pastër

Sekretari i përgjithshëm i Ligës së Botës Islame, Muhamed bin Abdulkerim al Isa, ka nisur një vizitë disa ditore në Kosovë.

Ai fillimisht vizitoi Bashkësinë Islame të Kosovës, ku u prit nga myftiu Naim Tërnava.

Muhammed bin Abdulkerim al Isa, pas takimit me myftiun Tërnava tha se ndjehet krenar që viziton një popull siç e quajti ai “mysliman të moderuar”.

Ai tha se qëllimi i kësaj vizite është avancimin e bashkëpunimin me “vëllezërit tanë për pikat që neve na bashkojnë”.

“Jemi të kënaqur që po vizitojmë një popull mysliman i cili është modern dhe shembull i tolerancës fetare në këtë pjesë të botës dhe praktikimit të fesë së pastër”, tha ai.

Ai tha se këtë nuk e thotë vetëm Liga Islame, ngase sipas tij populli shqiptar mysliman ka dëshmuar se është popull model i tolerancës dhe bashkëjetesës në mes feve.

“E gjithë bota islame dhe bota mbarë ka një respekt për shqiptarët kundrejt të gjitha problemeve që kanë përjetuar, ka dëshmuar edhe histori se vërtet populli shqiptar i Kosovës ka dëshmuar se e ka praktikuar fenë”, tha ai.