Sekreti i formës së Chelseat nën urdhërat e Tuchel

Menaxheri i Chelseat, Thomas Tuchel, po përjeton formë të mirë që nga emërimi i tij në krye të skuadrës londineze.

Tuchel ende nuk ka pësuar humbje, dhe Chelsea po duket si një skaudër tjetër që nga ardhja e tij në Stamford Bridge, shkruan lajmi.net.

Mediat angleze dhanë detaje nga taktikat që përdorte gjermani të cilat ishin mbresëlënëse siç ishte, stërvitja me topa të vegjël etj.

Por, gazetari i The Sun, Alan Nixon, thotë se Tuchel i ka udhëzuar lojtarët që të përdorin “fjalë me kode” në mënyrë që të hutojnë kundërshtarët.

Gjermani u ka thënë lojtarëve të përdorin fjali me kode kur sulmojnë, fjalë që tregojnë kur të sulmojnë, ku dhe ku të vrapojnë.Disa kode janë edhe për pasime të topit, të gjata apo të shkurta.Një kundërshtar i Chelseat i kishte thënë The Sun se nuk kishte ide se çfarë po ndodhte.

“Ju nuk keni ide se çfarë po ndodh por ata e dinë saktësisht se çfarë po bëjnë”, tha ai.

“Ata përdorin fjalë të ndryshme gjatë gjithë kohës, kështu që ju nuk mund ta përpunoni se çfarë thonë gjatë lojës”, shtoi ai