Serbët i gëzohen deklaratës së Thaçit për taksën: Lajm i mrekullueshëm për Pashkët

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një intervistë për Washington Post ka përmendur mundësinë që të shfuqizoj vendimin për taksën 100% ndaj produkteve të Serbisë. Kjo deklaratë i ka gëzuar shumë serbët, të cilët e kanë mirëpritur këtë paralajmërim të Thaçit, transmeton Indeksonline. “Lajm i mrekullueshëm për Pashkët Ortodokse”, Thaçi ka premtuar heqjen e taksës për mallrat serbe”, shkruan portali serb “Alo”. Kujtojmë se mbrëmë Thaçi tha se Kosova është gati të shqyrtojë heqjen e taksës për produktet serbe nëse Kosovës i jepet një rrugë e qartë drejt arritjes së një marrëveshjeje finale paqësore me Serbinë.