Serbia do të fillojë me prodhimin e vaksinave ruse Sputnik V

Serbia nga e premtja do të fillojë prodhimin e brendshëm të vaksinës ruse kundër koronavirusit (COVID-19), Sputnik V, tha ministri serb pa portofol i ngarkuar për inovacionet dhe zhvillimin teknologjik, Nenad Popoviq, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë në median sociale, Popoviq tha se Serbia do të jetë vendi i parë në Evropë që do të fillojë të prodhojë doza të vaksinave Sputnik V.

Të hënën, kryetari i parlamentit serb Ivica Daçiq tha se vendi i tij ka në plan të prodhojë katër milionë doza të vaksinës Sputnik në vit. /aa