Seritë iPhone 14 janë telefonët premium më të shitur që nga fillimi i 2023

Siç pritej, iPhone është në krye. iPhone 14 Pro Max ishte në vendin e parë ndjekur nga iPhone 14 Pro, iPhone 14 dhe iPhone 13 që janë në vendin e dytë, tretë dhe të katërt respektivisht.

Mund të thuhet lehtësisht se industria e smartfonëve nuk po kalon një moment të mirë. Shitjet kanë rënë jo vetëm të kompani por mbarë ekosistemit dhe njerëzit thjeshtë nuk po blejnë më smartfonë.

Megjithatë segmenti i lartë i smartfonëve po shkëlqen sepse njerëzit ose entuziastët e teknologjisë po blejnë telefonë dhe vetëm ato që kushtojnë mbi 500 dollarë.

Dhe iPhone 14 Pro Max është në krye. Sipas të dhënave të Canalys, tregu i smartfonëve të segmentit të lartë ka shikuar një rritje të vogël prej 4.7 përqind krahasuar me vitin e kaluar duke na treguar edhe listën e 15 telefonëve më popullorë.

Siç pritej, iPhone është në krye. iPhone 14 Pro Max ishte në vendin e parë ndjekur nga iPhone 14 Pro, iPhone 14 dhe iPhone 13 që janë në vendin e dytë, tretë dhe të katërt respektivisht.

iPhone 14 Plus dhe iPhone 12 ishin në listë dhe arritën të merrnin vendin e gjashtë dhe të shtatë.

Nga ana tjetër Samsung arriti të zinte vetëm 6 vende në listën e 15 smartfonëve më popullorë. Galaxy S23 zë vendin e pestë duke u bërë smartfoni Android më popullor në tre mujorin e parë të 2023. Galaxy S22 është në vendin e shtatë, Galaxy S23 Plus në vendin e nëntë dhe Galaxy Z Flip 4 në vendin e dhjetë.

Në këtë listë janë edhe Galaxy S22 dhe S21 FE në vendin e dymbëdhjetë dhe pesëmbëdhjetë respektivisht.