Presidenti amerikan, Joe Biden deklaroi se SHBA do të rrisë praninë e saj ushtarake në Poloni nëse Rusia pushton Ukrainën.
Duke folur dje rreth shtimit të forcave të Rusisë në kufirin ukrainas, Biden premtoi sanksione vendimtare në rast të një sulmi dhe tha se SHBA do të rriste praninë e trupave në Poloni, Rumani dhe vende të tjera nëse Rusia pushton Ukrainën.
“Ka një detyrim të shenjtë në nenin 5 për të mbrojtur këto vende si anëtarë të NATO-s”, theksoi ai.
Biden tha në një konferencë shtypi se “ne do të forcojmë aleatët tanë të NATO-s”.
Ai shprehu gjithashtu shqetësimin nëse konflikti Rusi-Ukrainë del jashtë kontrollit dhe përhapet në vendet fqinje të NATO-s.
Ai tha se shpresonte se Putini duhej ta kuptonte se ai nuk ishte në pozicionin për të dominuar botën pa një “luftë bërthamore”. /atsh




