SHBA heq dorë nga pezullimi i vaksinës Johnson & Johnson

Pas 11 ditësh pezullim, rregullatorë shëndetësorë amerikanë kanë hequr dorë nga pezullimi i vaksinës Johnson & Johnson, por do ta bëjnë me një etiketë paralajmëruese rreth potencialet për mpiksje jashtëzakonisht të rralla të gjakut.

Vaksina u pezullua pasi 15 marrës të dozës së parë nga 8 milionë që u vaksinuan, vunë re mpiksje të rrezikshme të gjakut.

Këtë javë, rregullatori i ilaçeve në Europë gjithashtu i dha fund kufizimeve të vaksinës J&J.

Rregullatorët europianë këtë muaj gjithashtu lidhën mpiksje të ngjashme, shumë të pazakontë të gjakut me vaksinën AstraZeneca Covid-19, por gjetën se përfitimet e saj tejkalonin çdo rrezik. /abcnews.