SHBA, ish-presidenti Obama bëhet gjyqtar për një shumë prej…

Pas disa muajve pushim duket se ish-presidenti amerikan Barak Obama do t’I rikthehet punës. Mësohet se ish-kreu I Shtëpisë së Bardhë do të jetë gjyqtar popullor në Ilinois. Paga që do të marrë është 17 dollarë në ditë.

Nga Shtëpia e Bardhë në një sallë gjykate. Gjyqtari Barak Obama do të marrë pjesë në procese penale dhe civile në Distriktin e Tretë të Kontesë “Cook” në Ilinois të Shteteve të Bashkuara. Ish-lideri amerikan ka pranuar thirrjen e presidentit të gjykatës, Timoti Evans.

Duke filluar që javët e ardhshme, Obama mund të bëjë pjesë e një jurie popullore në Çikago, qyteti ku është rritur dhe ku u zgjodh senator, duke u kthyer kështu përsëri në epiqendrën e aktiviteteve të tij.

Një fakt interesant është dhe paga që do të marrë 56-vjeçari. Sipas të dhënave, në këtë Konte, gjyqtarët publikë paguhen 17 dollarë për çdo ditë që marrin pjesë në ndonjë seancë. Natyrisht kjo është një punë, të cilën Obama e ka pranuar për t’I shërbyer komunitetit dhe jo për pagën. Ish-presidenti dhe bashkëshortja e tij, Mishel kanë nënshkruar një marrëveshje me një shtëpi botuese për shkrimin e dy autobiografive. Çifti do të përfitojë 65 milionë dollarë.

Barak Obama ka kryer studimet për drejtësi në Harvard dhe ka qenë pedagog për 12 vite në departamentin e drejtësisë në Universitetin e Çikagos. Gjithashtu ai ka punuar edhe si avokat për të drejtat e njeriut.