Konventa AI e Këshillit Europian e cila adreson edhe të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit, u draftua nga Komiteti për Inteligjencë Artificiale (CAI).
SHBA-ja, Britania dhe Bashkimi Europian kanë nënshkruar marrëveshjen e parë ndërkombëtare për përdorimin e AI raportoi Financial Times ditën e Enjte.
Tre vendet e botës do të nënshkruajnë konventën AI të Këshillit Europian ditën e Enjte tha FT duke shtuar se e njëjta konventë është draftuar për më shumë se dy vite nga 50 vende të botës përfshirë Kanadanë, Izraelin, Japoninë dhe Australinë.
Konventa AI e Këshillit Europian e cila adreson edhe të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit, u draftua nga Komiteti për Inteligjencë Artificiale (CAI).
CAI finalizoi draftin e konventës në Mars. Menjëherë u adoptua nga Komiteti i Minstrave të Këshillit të Europës më 17 Maj dhe do të hapet për nënshkrim në Vilnus më 5 Shtator.
Një përfaqësues i lartë i administratës Biden tha për FT se Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuar ndaj misionit se teknologjitë AI duhet të respektojnë vlerat njerëzore dhe demokratike.







