SHBA, kapet vrasësi i prindërve në kampusin e universitetit

James Eric Davis, studenti 19-vjeçar, i cili dyshohet për vrasjen e prindërve të tij në kampusin e Universitetit Qendror të Michigan është arrestuar, bëjnë të ditur zyrtarët amerikanë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Qendra e Komunikimit të Emergjencave në Michigan në faqen e internetit ka publikuar se i dyshuari Davis u arrestua të shtunën në mëngjes pa asnjë incident. Ata shtojnë se Davis ishte parë në një tren teksa po kalonte në pjesën veriore të kampusit pak pas mesnate.

Të shtënat në kampus ndodhën të premten, në ditën kur prindërit erdhën pas fëmijëve të tyre në prag të pushimit shtatë-ditor pranveror. Më shumë se njëqind policë, përfshirë disa me armë të rënda dhe uniforma të maskuara kontrolluan lagjet pranë Universitetit Qendror të Michiganit, në përpjekje për të gjetur studentin 19-vjeçar pas të shtënave.

Universiteti Qendror i Michiganit, dy të vrarët i identifikoi si nëna e vrasësit Divu Davis dhe babai James Davis, oficer i policisë në Bellwood, në lagjen periferike të Chicagos.

Policia thotë se Davis junior u dërgua në spital të enjten mbrëma nga oficerët e policisë në kampus për probleme të drogës dhe se ka të ngjarë të ketë qenë në mbidozë.