Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka reaguar në lidhje me planin e vendeve palë të marrëveshjes bërthamore me Iranin për të krijuar një mekanizëm të ri për vazhdimin e tregtisë me qeverinë e Teheranit, duke theksuar se ky është hapi më i dëmshëm kundër paqes dhe sigurisë rajonale dhe globale, transmeton Anadolu Agency (AA).
Pompeo mori pjesë në një panel diskutimesh në New York, ku ai ka vazhduar paralajmërimet e forta kundër qeverisë iraniane, duke theksuar se Irani përbën një kërcënim për rajonin dhe botën dhe se disa vende po e mbështesin këtë.






