Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Mbetjet e dy raketave të kapura ranë në rajonin e Mekës

Mbetjet e dy raketave të kapura ranë në rajonin e Mekës

Mbetjet e dy raketave balistike, të kapura dhe shkatërruara pasi u lëshuan nga grupi Huthi në Jemen drejt rajonit të Mekës në Arabinë Saudite, kanë rënë në disa zona të rajonit.

Mbrojtja Civile saudite tha se mbetjet kanë rënë, ndër të tjera, edhe në fshatin Sabuhah.

Sipas autoriteteve saudite, raketat u kapën dhe u shkatërruan para se të arrinin objektivin e tyre. /mesazhi