Ballina Lajmet Rajon dhe Botë SHBA, lirohet gazetarja iraniane Marzieh Hashemi

SHBA, lirohet gazetarja iraniane Marzieh Hashemi

Gazetarja iraniane Marzieh Hashemi, e cila para do kohe u arrestua në shtetin federal të Missouri-t, është liruar nga gjykata amerikane, raporton Anadolu Agency (AA).

Avokati i komitetit anti-diskriminues amerikano-arab, Abid Eyub, konfirmoi se Hashemi, shtetase e SHBA-ve dhe Iranit, e cila fundjavën e kaluar u arrestua në cilësi të “dëshmitarit material”, është liruar pas 10 ditëve të kaluara në paraburgim në Washington.

Hashemi gjatë 10 ditëve të kaluara në paraburgim tre herë është nxjerrë për dëgjim në gjykatën amerikane, por nuk ndanë informacione se për çfarë hetimi bëhet fjalë.

Hashemi është spikere në kanalin televiziv Press TV, i cili transmeton lajme në gjuhën angleze në televizionin shtetëror iranian. Hashimi, e cila me origjinë është amerikane, javën e kaluar u arrestua në qytetin e St. Louis, ku shkoi për vizitë te familja e saj.

Në sistemin ligjor të SHBA-ve, një person i cili supozohet se ka informacion kritik për rezultatin e ndonjë procesi gjyqësor, ai definohet si “dëshmitar material”. Për dëshmitarët material mund të lëshohet një urdhër ndalimi.

Pas arrestimit të gazetares, Press TV njoftoi se është arrestuar nga FBI dhe se është transferuar në Byronë për përpunim kriminalistik në Washington. Po ashtu raportohet se gjatë arrestimit, është përpjekur që asaj t’i hiqet me forcë shamia dhe në paraburgim i është mohuar ushqimi hallall.

Irani më pas ashpër reagoi dhe kërkoi nga SHBA-të që urgjentisht dhe pa kushte ta lirojë gazetaren iraniane.