SHBA, në brigjet e Floridas shpëtohen 98 emigrantë të uritur dhe të etur

Të paktën 98 emigrantë të cilët thuhet se kanë qenë të uritur dhe të etur prej dy ditësh, janë shpëtuar në brigjet e Floridës në SHBA, transmeton Anadolu Agency (AA).

Një varkë me emigrantë u zbulua nga një helikopter që i përkiste Gardës Bregdetare të SHBA-së, 32 kilometra në lindje të qytetit Boca Raton.

Autoritetet thanë se varka ishte e stërmbushur me 53 burra, 35 gra dhe 10 fëmijë që iu dorëzuan autoriteteve të Bahameve.

Emigrantët të cilët janë kryesisht nga Haiti thanë se kanë qenë në det për një javë dhe kishin qenë të uritur dhe të etur për dy ditë.