Këshilli për Marrëdhënie Amerikano-Islamike (CAIR) i ka bërë thirrje Kongresit amerikan të ndërhyjë pas raportit të Komisionit Hetimor të OKB-së, i cili përfundoi se Izraeli po kryen gjenocid në Gaza.
“Bota nuk mund të kthejë më shpinën. Provat për gjenocid janë dërrmuese dhe tani janë konfirmuar nga një hetim i OKB-së. Qeveria izraelite ka vepruar me qëllim të qartë për të shkatërruar popullsinë palestineze në Gaza,” thuhet në deklaratë.
CAIR i kërkon Kongresit të njohë zyrtarisht gjenocidin, ta dënojë atë dhe të pezullojë menjëherë ndihmën ushtarake për Izraelin.
Kongresi i SHBA-së çdo vit miraton miliarda dollarë ndihmë ushtarake për Izraelin. /mesazhi








