Shefi i Apple po përgatitet të jap dorëheqjen?

Siç raportohet, Tim Cook mund të jetë gati të largohet nga pozicioni i tij si CEO i Apple që vitin e ardhshëm, dhe bordi i drejtorëve dhe drejtuesit e lartë të kompanisë kanë shtuar përgatitjet për të siguruar zëvendësimin e tij.

Cook, i cili ka qenë në krye të Apple për më shumë se 14 vjet, pasoi legjendarin Steve Jobs dhe e udhëhoqi kompaninë drejt një kapitalizimi tregu prej më shumë se 4 trilionë dollarësh.

Që nga viti 2011, Cook ka mbikëqyrur prezantimin e pajisjeve të ndryshme, duke përfshirë Apple Watch, kufjet AirPods dhe syzet Vision Pro, si dhe shërbime të tilla si Apple Arcade dhe Apple TV+.

Ai mund të pasohet nga zv/presidenti i lartë i inxhinierisë në Apple, John Ternus, por ky vendim nuk është finalizuar ende.

Ternus ka qenë me Apple që nga viti 2001 si pjesë e ekipit të tyre të dizajnit të produkteve.

Ndryshe, Apple me sa duket nuk planifikon të zbulojë një CEO të ri para raportit të fitimeve të janarit.