Shefi i shtabit të Përgjithshëm i Turqisë pret në takim homologun e tij shqiptar

Shefi i Shtabit i të Përgjithshëm i Turqisë gjenerali Metin Gürak, ka pritur në takim shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Shqipërisë, gjenerallejtënant Arben Kingji, transmeton Anadolu.

Gürak e priti homologun e tij me ceremoni zyrtare. Pas intonimit të himneve kombëtare të të dyja vendeve, Kingji përshëndeti rojën e nderit.

Pas ceremonisë Gürak dhe Kingji kaluan në takim.