Drejtori i përgjithshëm i UNRWA-s, Philippe Lazzarini, ka përshëndetur një rezolutë të miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, e cila riafirmon mbështetjen për agjencinë.
Në një postim në rrjetet sociale, Lazzarini tha se votimi përbën një mbështetje të fortë për vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila konstatoi se pretendimet se UNRWA është “infiltruar nga Hamasi” nuk janë të bazuara, as akuzat se agjencia nuk është neutrale.
“Sikurse tregoi votimi, shumica dërrmuese e komunitetit ndërkombëtar e mbështet qartë UNRWA-n,” theksoi ai.
Më herët, Asambleja e Përgjithshme miratoi një projekt-rezolutë që paralajmëron fuqimisht kundër çdo përpjekjeje për të zvogëluar mandatin dhe operacionet e UNRWA-s, dhe i bën thirrje qeverisë izraelite të respektojë privilegjet dhe imunitetet e agjencisë. /mesazhi







