Shënohet Dita botërore kundër kancerit

Shoqata e Onkologëve të Kosovës dhe Klinika e Onkologjisë shënojnë Ditën botërore kundër kancerit.

Sipas një njoftimi, ata do të shpërndajnë broshura informuese për sëmundjet malinje në sheshin “Zahir Pajaziti”.

“Ky aktivitet besojmë do të kontribuojë në ngritjen e vetëdijes së popullatës për këtë sëmundje, gjithashtu në shtimin e fokusit të organeve vendim-marrëse për një trajtim më të dinjitetshëm të sëmurëve onkologjik”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.

Kjo sëmundje e rëndë është përgjegjëse për 20 për qind të vdekjeve që ndodhin në Evropë. Çdo vit, mbi 3 milionë raste të reja diagnostikohen me kancer. Kanceri mbetet sëmundja e dytë me numrin më të lartë të vdekjeve, pas patologjive kardiovaskulare.