Shënohet fillimi i Muajit të Mevludit – Ditëlindjes së Muhamedit a.s. me aktivitete të ndyshme

Muaji i Mevludit- Ditëlindjes së Muhamedit a.s. ka filluar të shënohet me aktivitete të ndyshme, duke kujtuar jetën dhe veprimtarinë e tij.
Gjatë ditës së martë në ambientin e xhamisë “Sulltan Mehmet Fatih” mualimet e Prishtinës organizuan program me lexim kurani, ilahi, poezi dhe pjesë nga mevludi.
Programi u hap nga mualimja Rejhane Fazliu- Hashani e më pas u lexuan pjesë nga Kurani.
Në emër të KBI të Prishtinës foli mualimja Kadrije Dragusha-Ademi e cila ndër të tjera tha: “Dashuria ndaj pejgamberit ndihet më së miri kur lexojmë për jetën dhe vepren e tij”.
Në këtë organizim e ftuar ishte përfaqësuesja e Departamentit të Gruas pranë Bashkësisë Islame të Kosovës, Florentina Tërmkolli e cila pëgëzoi mualimet për organizimin duke uruar që të tilla aktivitete ku përkujtohet jeta e profetit të organizohen në vazhdimësi.
Për të pranishmet ligjeratë mbajti aktivistja pranë zyrës së Dijanetit në Kosovë, Zeynep Albayrak.
Në ligjeratën e saj Albayrak solli shembuj nga jeta e profetit a.s. dhe tregoi poziten që ka ymeti i tij në zemren e pejgamberit a.s.
Organizime të tilla ku kujtohet jeta e Muhamedit a.s. do të mbahen përgjatë një muaji edhe në komuna të tjera të vendit.