Ballina Lajmet Kosovë Shërbyesit Civil të Komunës së Prishtinës në grevë të përgjithshme

Shërbyesit Civil të Komunës së Prishtinës në grevë të përgjithshme

Pas mbajtjes së grevës një orëshe, shërbyesit civil të Komunës së Prishtinës kanë paralajmëruar grevë të përgjithshme-tërë ditore. Përmes një njoftimi për media, shërbyesit civil thonë se ky vendim vije pasi nuk ka pasur reflektim të institucioneve në realizimin e kërkesave të adresuara. Ata kanë paralajmëruar grevë deri në realizimin e kërkesave të tyre legjitime. “Ju njoftojmë, se Këshilli grevist i shërbyesve civilë në Komunën e Prishtinës, pas takimeve të njëpasnjëshme me përfaqësuesit e institucioneve të Republikës së Kosovës, ne lidhje me kërkesën e parashtruar qe shërbyesit civil te Komunës se Prishtinës t’ju ngritët koeficienti për 40-për qind me shume se koeficienti baze qe është propozuar ne Draft Projektligjin per Paga. Kjo kërkesë është parashtruar edhe mbi bazën qe Prishtina ka statusin e veçantë juridik te kryeqytetit dhe shërbyesit civil te Komunës se Prishtinës kanë vëllim dhe nderlikushmeri me te madhe te punës se sa komunat e tjera. Andaj, pas realizimt të grevës paralajmëruese një orëshe dhe mos reflektimit të institucioneve në realizimin e kërkesave të adresuara, Këshilli Grevist i Komunës së Prishtinës njofton, se më datë 31 janar 2019, do të fillon grevë e përgjithshme-tërëditore, deri në realizimin e kërkesave legjitime të nëpunësve civilë të Komunës së Prishtinës. Me respekt, Këshilli Grevist”, thuhet në njoftimin e tyre.