Shërohet Rrahmani, i gatshëm për sfidën anti-Juventus

Shkaku i lëndimit, Amir Rrahmani mungoi në ndeshjet e marsit me ekipin kombëtar të Kosovës.

Megjithatë, kapiteni ynë e ka tejkaluar problemin dhe do të jetë i gatshëm që të luaj me Napolin, shkruan Indeksonline.

Ekipi italian ka prezantuar grupin që do të jetë në dispozicion për ndeshjen kundër Juventusit që zhvillohet nesër, e ku figuron edhe emri i mbrojtësit kosovar.

Napoli ka njoftuar se të gjithë futbollistët kanë dalë negativë në testin për Covid-19.