Shi e borë në Kosovë

Mbi vendin tonë pritet të mbajë mot kryesisht vranët, kurse në viset malore me lartësi mbidetare mbi 1200m reshjet e shiut do të jenë të përziera me fjolla bore.

Gjatë ditës së sotme temperaturat e larta 16 C pritet të jenë vetëm në pjesën e parë të ditës, ku pastaj maksimalet do të ulën nën 10C.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës, pritet të fryjë erë herë-herë me vrull nga drejtimi i jugperëndimit dhe më tej nga verilindja, shpejtësia e së cilës do të arrijë mbi 13m/s.