Tesla po përballet me vështirësi në Evropë, sipas të dhënave të reja nga Shoqata Evropiane e Prodhuesve të Automobilave (ose EAMA).
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kompania e automjeteve elektrike e Elon Musk regjistroi muajin e pestë radhazi me rënie të shitjeve krahasuar me vitin e kaluar.
Shitjet e Tesla ranë me 27.9 për qind nga viti në vit në maj, edhe pse shitjet e automjeteve elektrike u rritën me pothuajse të njëjtën sasi, 27.2 për qind, gjatë të njëjtit muaj, tregojnë të dhënat e EAMA.
Dhe shitjet e Tesla vazhdojnë të bien në Evropë, pavarësisht lansimit të Model Y të rifreskuar.
Tesla ka pasur avantazhin e njohjes së emrit në hapësirën e automjeteve elektrike për më shumë se dekadën e fundit, por duket se kjo nuk po funksionon më në favor të saj, të paktën në Evropë.
Rënia e shitjeve vjen pas rënies së fundit të Cybertruck nga kryesimi i tabelës së shitjeve të kamionëve elektrikë në Shtetet e Bashkuara në maj, sipas të dhënave nga S&P Global Mobility.








