Reshjet intensive kanë shkaktuar përmbytje të rënda në zonat rurale të Sirisë veriore, duke shkatërruar çadrat në 11 kampe refugjatësh dhe duke lënë dhjetëra mijëra njerëz për t’u përballur me kushtet e dimrit pa strehë mbi kokë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të siguruara nga korrespondentët e AA-së në Siri, përmbytja ka shkaktuar që afërsisht 25.000 refugjatë të kërkojnë strehim në kampe të tjera.
Asnjë viktimë ende nuk është raportuar si rezultat i përmbytjeve, por thuhet se ato kanë shkaktuar ngordhjen e shumë kokëve të bagëtisë.
Kërkesa për ndihmë emergjente deri më tani janë marrë nga kampet e refugjatëve Atme, Qah, Omar dhe Khirbat al-Jawz në provincën veriperëndimore Latakia.




