Shkëndija fiton bindshëm dhe kalon në raundin tjetër në Ligën e Evropës

Skuadra shqiptare nga Maqedonia, Shkëndija e Tetovës ka shënuar fitore edhe në ndeshjen e dytë, ku ka fituar me rezultat 4-0 si mysafirë i Dacias nga Moldavia.

Shëkndija është treguar edhe fortë edhe në ndeshjen e dytë në raundin e para para-kualifikues të Ligës së Evropës ku ka fituar me rezultat të përgjithshëm 7-0.

Klubi tetovar e dominoi gjithë ndeshjen duke shënuar nga dy gola në secilën pjesë.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 32 dhe u shënua nga Armend Alimi, i cili u asistua nga Stenio Junior, ndërsa goli i dytë erdhi në minutën e nga po kjo dyshe veçse Junior shënoi e Alimi asistoi.

Në pjesën e dytë, golat erdhën fare në fund të ndeshjes, ku për 3-0 u përkujdes 18-vjeçari Arbin Zejnulai, i cili shënoi në minutën e 81 apo vetëm katër minuta pas inkuadrimit në ndeshjes.

Goli i fundit dhe i rezultatit përfundimtar u shënua nga Ferhan Hasani, i cili nga penalltia në minutën e 89 vulosi epilogun përfundimtar dhe fitoren 4-0.