Vdes edhe një grua që ishte lënduar rëndë në aksidentin me fatalitet që ndodhi sot në Autostradën “Ibrahim Rugova” ku nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka humbur jetën rrugës për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Fillimisht, viktima ishte dërguar në spitalin e Prizrenit, por për shkak të gjendjes së rëndë, autoritetet vendosën të transferohet në Prishtinë. Fatkeqësisht, në Klinikën Emergjente të QKUK-së, gruaja është pranuar pa shenja jete.
Këtë e ka konfirmuar Drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla, i cili tha:
“Është sjellë nga spitali i Prizrenit në Qendrën Emergjente pa shenja jete.”








