Ka shkuar në tre numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti tragjik të ndodhur mbrëmjen e së dielës në aksin rrugor Vlorë–Kotë, në vendin e quajtur “Ura e Vodicës”.
Pasagjeri që mbeti i plagosur rëndë ka ndërruar jetë gjatë natës në spitalin e Vlorës, duke iu bashkuar dy drejtuesve të mjeteve që humbën jetën menjëherë në vendngjarje.








