Shoferët e autobusëve të Podujevës arrijnë marrëveshje me Komunën e Prishtinës

Kompanitë e autobusëve Podujevë-Prishtinë i kanë dhënë fund grevës disaditore ku kanë qëndruar para objektit të Komunës së Prishtinës.

Kjo pasi të njëjtit kanë arritur marrëveshje me Komunë e Prishtinës.

Sipas marrëveshjes, autobusët nga Podujeva do të vijnë deri te “Xhamia e Llapit” dhe do të kalojnë nga rruga “Zagrebi” për në Stacion të Autobusëve.

Transportuesit nga Podujeva hynë në grevë pasi kundërshtuan vendimin e Komunës së Prishtinës që ndalon futjen e autobusëve ndërurbanë brenda qytetit.

Madje të njëjtit janë gjobitur disa herë nga Policia e Kosovës.