Shokuese në Spanjë; Vajzat shohin veten të zhveshura në rrjetet sociale, imazhet u krijuan nga inteligjenca artificiale

Imazhet janë krijuar nëpërmjet programeve të inteligjencës artificiale dhe publikimi ka krijuar irritimin e prindërve.

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Badajoz një qytezë të vogël në Spanjën jugore, ku imazhet e zhveshura të vajzave vendase kanë qarkulluar në rrjetet sociale. Imazhet janë krijuar nëpërmjet programeve të inteligjencës artificiale dhe publikimi ka krijuar irritimin e prindërve. Fotot janë marrë nga rrjetet e tyre sociale dhe janë përdorur për t’i transformuar vajzat nga të veshura në të zhveshura nëpërmjet një aplikacioni. Sipas burimeve bëhet e ditur se mosha e imazheve të vajzave është nga 11 deri në 17 vjeç. Numri i tyre shënohet se është deri në 28 vajza të cilat janë prekur dhe përdorur nga situata aspak e këndëshme e krijuar nga programi i inteligjencës artificiale. Nëna e njërës prej vajzave dëshmon se e bija e saj e ka marrë e shqetësuar kur kanë dal fotot.

“Mami në rrjet po qarkullojnë fotot e mija të zhveshuara. E pyeta nëse kishte bërë foto nudo dhe e mohoi duke më treguar se fotot janë të montuara dhe se nuk ishte e vetmja nga klasa e saj që po përballej me një manipulim të tillë. ”, është shprehur Maria Blanco, nëna e një 14 vjeçareje për BBC.

Prindërit e fëmijëve të shqetësuar janë mbledhur së bashku dhe kanë ngritur një ankesë publike në lidhje me ngjarjen. Nga ana tjetër policia ka njoftuar nëpërmjet një konference se ka identifikuar 11 djem që nëpërmjet aplikacioneve i kanë shpërndarë imazhet turpëruese në Whatsup dhe Telegram. Të dyshuarit në këtë rast janë të moshës nga 12 deri në 14 vjeç. Ligji spanjoll nuk i prek ende publikimet e imazheve të transformuara nga aplikacionet. Juristët shprehën se i vetmja akuzë që mund të rëndëojë është cënimi i privatësisë. Në Spanjë, të miturit mund të përballen me akuza penale vetëm nga mosha 14 vjeç e lart. /dosja