Shpallen dënimet per 4 persona, përgatisnin komplot kundër komunitetit mysliman në New York

Tre burra dhe një adoleshenti i janë shpallur denimet për shkak të një plani kundër një komuniteti të vogël musliman në Nju Jork.

Vincent Vetromile, 20 vjeç, u deklarua fajtor për posedimin e një arme, tha  zëdhënësja e Prokurorit të Qarkut, Monroe Calli Marianetti.

Andrew Crysel, 19 vjeç, dhe Brian Colaneri, 20, te dy u deklaruan fajtorë për një akuzë të komplotit si një krim terrorizmi. 

Të gjithë janë akuzuar për posedim penal të një arme dhe komploti. Një djalë 16-vjeçar po përballet gjithashtu me akuza.

Vetromile përballet me një dënim me burg prej të paktën shtatë vjetësh, ndërsa Crysel dhe Colaneri përballen me një dënim me burg prej katër deri në 12 vjet, sipas Marianetit. Dënimi për të tre burrat është lënë për në 8 gusht.

Vetromile, Crysel, Colaneri dhe i mituri i paidentifikuar u arrestuan në janar në Greqi, një ditë pasi një student raportoi një koment të bërë gjatë drekës në një shkollë të mesme lokale. Të gjithë u akuzuan për pergatitje te e bombave artizanale dhe komplotimin për të sulmuar komunitetin musliman të Islambergut në Delaware County, New York.

Islamberg është një komunitet prej disa qindra myslimanë amerikanë të vendosur në veriperëndim të qytetit të New York-ut.