Shpallet lojtari më i mirë i muajit në Premierligë

Gjatë ditës së sotme, Ilkay Gundogan është shpallur lojtari më i mirë për muajin shkurt në Premierligë.

Njëri nga emrat më të përmendur këtë sezon nga skuadra e Manchester Cityt është padyshim, Ilkay Gundogan, që po kalon një formë shumë të mirë, përcjell lajmi.net.

Në një video përmbledhëse të golave të tij, Premierliga përmes llogarisë së tyre zyrtare në twitter, ka shpallur reprezentuesin e Gjermanisë si lojtarin më të mirë të muajit shkurt.

Këtë sezon në total, Gundogan ka shënuar 14 gola, ku dy prej tyre janë në Ligën e Kampionëve.

Manchester City është në vendin e parë me 68 pikë pas 29 ndeshjeve të luajtura.