Shpejtësia e tingullit në Mars ndryshon sipas stinëve

Shpejtësia e tingullit në planetin Mars është ndryshe nga ajo në Tokë.

Për herë të parë NASA konfirmon se nga matjet e kryera nga mikrofoni në bordin e roverit Perseverance, shpejtësia e zërit është 240 m/s. Megjithatë frekuenca të ndryshme kanë shpejtësi të ndryshme, pasi mbi 240 Hertz, shpejtësia rritet me 10 m/s. Ky zbulim, sipas shkencëtarëve, tregon se nëse do të ishte e mundur, gjatë një bisede në planetin e kuq, disa pjesë të dialogut do të arrinin të ngatërruara në veshin e dëgjuesit.

Meqenëse shpjetësia e tingullit ndikohet edhe nga temperatura, ekspertët po përpiqen të matin vlerat e saj. Këto informacione do të ishin mjaft të rëndësishme jo vetëm për të përcaktuar saktë shpejtësinë e tingullit, por edhe meteorologjinë e Marsit, në periudha të ndryshme. Gjithashtu do të mund të njihen më shumë nëse ekzistojnë luhatje kushte të veçanta, si p.sh gjatë muajve të dimrit apo gjatë stuhive të rërës.