Shpend Ahmeti rikonfirmohet kryetar i Prishtinës

Shpend Ahmeti i Lëvizjes Vetëvendosje ka marrë më shumë vota edhe gjatë numërimit të votave me kusht, ato me postë dhe votat e personave me nevoja të veçanta.

Ai ka marrë 861 vota, kurse kundër kandidati i tij nga LDK ka marrë 733 vota. Ky rezultat edhe një herë e vendos si fitues të zgjedhjeve Shpend Ahmetin.