Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve fillon numërimi i votave me kusht pas balotazhit që u mbajt të dielën në 19 komuna të Kosovës.
Burim Ahmetaj koordinator në QNR tha për KosovaPress se nesër fillon numërimi i votave me kusht për Prishtinën dhe po nesër përfundon procesi i numërimit dhe dihet rezultati për Prishtinën.
Sipas Ahmetajt, pas Prishtinës nis numërimi i votave me kusht për komunën e Prizrenit dhe komuna tjera. Ai tha se në Prishtinë janë rreth 1700 vota me kusht.