Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Shpërthen zjarr në Hadera të Izraelit pas një breshërie raketash nga Irani

Shpërthen zjarr në Hadera të Izraelit pas një breshërie raketash nga Irani

Një zjarr shpërtheu në qytetin Hadera në veri të Izraelit pas një breshërie raketash nga Irani, transmeton Anadolu.

Sipas transmetuesit “Channel 12”, sirenat u dëgjuan në disa qytete në veri dhe qendër të Izraelit, përfshirë në Tel Aviv, Hadera dhe Caesarea.

Gazeta “Yedioth Ahronoth” tha se një raketë goditi qytetin Hadera, ku u pa tym që ngrihej. “Channel 12” tha se mbetje nga raketat e interceptuara ranë në vendbanimin Modi’in Illit.

Një korrespondent i Anadolu-t tha se shpërthime të forta u dëgjuan gjithashtu mbi Kudsin pasi mbrojtja ajrore izraelite u përpoq të interceptonte raketat në hyrje.

SHBA-ja dhe Izraeli kanë vazhduar sulmet ajrore ndaj Iranit që nga 28 shkurti, duke vrarë deri tani mbi 1.340 persona, përfshirë edhe liderin e atëhershëm suprem, Ali Khamenei.

Teherani është kundërpërgjigjur me sulme me dronë dhe raketa që kanë shënjestruar Izraelin, si dhe Jordaninë, Irakun dhe vendet e Gjirit që strehojnë kapacitete ushtarake amerikane, duke shkaktuar viktima dhe dëme në infrastrukturë si dhe duke ndikuar në tregjet globale dhe në aviacion.