Shpërthim i madh në qendër të Ankasë (Foto)

Ka ndodhur një shpërthim në qendër të kryeqytetit turk Ankara. Dëshmitarët raportuan se kishin dëgjuar të paktën një shpërthim në rajonin Çukurambar të qytetit.

Fotot e marra në vendngjarje tregojnë tymin që ngrihet në ajër dhe ndërtesat e dëmtuara rëndë.

Ambulancat shihen duke nxituar në vendngjarje, ndonëse asnjë dëmtim ende nuk është raportuar nga policia.

Guvernatori i qytetit Ercan Topaca tha se shpërthimi kishte ndodhur në një zyrë tatimore.

Ai tha se ndërtesa ishte e zbrazët dhe tani po zhvillohet një hetim. /MESAZHI/

Ankara explosion

Ankara explosion