Ballina Lajmet Kosovë Shpërthim në tregun e kafshëve në Prizren, nëntë të lënduar

Shpërthim në tregun e kafshëve në Prizren, nëntë të lënduar

Një shpërthim ka ndodhur sot në orët e mëngjesit në tregun e kafshëve në Prizren.
Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

Aty dyshohet se një person ka gjuajtur granatë dore.

Sipas Policisë, gjithçka ka ndodhur pasi që i dyshuari kishte pasur mosmarrëveshje me dikë tjetër.

Siç raportohet janë rreth nëntë të lënduar.