Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Shpërthim në Tunis, gruaja hedh veten në ajër

Shpërthim në Tunis, gruaja hedh veten në ajër

Një grua ka hedhur veten në ajër në kryeqytetin e Tunizisë, Tunis, si pasojë e së cilës janë plagosur së paku nëntë persona, raporton Aandolu Agency (AA).

Sipas dëshmitarëve, shpërthimi ka ndodhur në rrugën kryesore Habib Bourguiba.

Aktualisht nuk ka informacione zyrtare për dëmet e shkaktuara dhe për të vdekur eventual, por sipas informatave fillestare, zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme për AA konfirmoi se në sulmin vetëvrasës janë plagosur nëntë persona.

Bëhet e ditur se zona është nën rrethim të policisë.