Shpëtohen 231 migrantë të parregullt në brigjet e Tunizisë

Të paktën 231 migrantë të parregullt u kapën në brigjet e Tunizisë dhe 11 operacione të migrimit ilegal u parandaluan, njoftoi sot Ministria e Brendshme e këtij vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Njësitë e Gardës detare tuniziane shpëtuan 104 shtetas të huaj nga vende të ndryshme afrikane së bashku me shtetas tunizianë në operacionet në Detin Mesdhe”, tha ministria në një deklaratë.

Për vite me radhë, vendet e Magrebit si Algjeria, Libia, Mauritania, Maroku dhe Tunizia kanë qenë dëshmitarë të përpjekjeve të emigrantëve nga Afrika kryesisht Sub-Sahariane për të arritur në Evropë.

Çdo vit, mijëra migrantë lundrojnë nga Afrika në Mesdhe me anije të mbipopulluara për të arritur në Evropë me shpresën për një jetë më të mirë. /aa