Shqipëri: 1 viktimë dhe 139 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit është shënuar një viktimë nga COVID-19.

Nga 4232 testime janë konfirmuar 139 raste të reja, ndërsa numri i të shëruarve është 25.

Në total në Shqipëri janë 876 raste aktive, prej të cilëve 29 persona po marrin trajtim spitalor.