Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Shqipëri, dëmtimi i aksit rrugor Librazhd-Përrenjas shkakton probleme në qarkullim

Shqipëri, dëmtimi i aksit rrugor Librazhd-Përrenjas shkakton probleme në qarkullim

Dëmtimi dhe bllokimi i aksit rrugor Librazhd-Përrenjas ka shkatuar prej disa ditësh probleme në zonat juglindore të Shqipërisë, ndërkohë që vazhdon angazhimi i autoriteteve për përmirësimin e situatës, raporton Anadolu.

Aksi në fjalë mbetet i bllokuar për shkak të rrëshqitjeve masive të tokës dhe paqëndrueshmërisë së terrenit në zonën e quajtur “Arrat e Gurrës”.

Gjatë ditës së sotme është realizuar edhe shembja e kontrolluar nga autoritetet e urës së dëmtuar në këtë segment, ndërkohë pritet ndërtimi i një segmenti të ri për normalizimin e situatës.

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, në konferencën e sotme për mediat tha se është bërë publike vendimmarrja për të bërë një aks të ri.

Dëmtimi këtij aksi rrugor ka shkaktar probleme për qarkullimin e këmbësorëve dhe të automjeteve, përfshirë edhe të kamionëve që transportojnë mallra të ndryshëm.

Gjithashtu raportohet se për shkak të dëmtimit të këtij aksi, autoritetet e Maqedonisë së Veriut kanë lejuar lëvizjen e mjeteve të tonazhit të rëndë për në Pikën e Kalimit Kufitar Bllatë.