Shqipëri/ Dy të vdekur në orët e para të mëngjesit, shkon në 5 numri i viktimave nga koronavirusi

Ka ndërruar jetë edhe një person tjetër i prekur nga koronavirusi në Shqipëri.

Vetëm pak orë pas njoftimit për vdekjen e 43-vjeçarit nga Kavaja, Ministria e Shëndetësisë njofton viktimën e 5 nga COVID 19.

Gjatë mëngjesit të sotëm ndërroi jetë edhe një pacient 61-vjeçar i shtruar në spitalin Infektiv, i konfirmuar me COVID-19, i cili ndodhej në terapi intensive.

61-vjeçari nga Tirana është vendosur në frymëmarrje të drejtuar (respirator) për disa orë, por pavarësisht përpjekjes së mjekëve, nuk ka mundur të mbijetojë.

Ai kishte sëmundje bashkëshoqëruese. 61-vjeçari është viktima e pestë i prekur nga COVID-19 në Shqipëri, raporton OraNews.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit dhe apelon dhe një herë qytetarët të respektojnë me shumë rigorozitet rregullat e distancimit social dhe të telefonojnë 127 në rast se kanë shenja të sëmundjes.