Shqipëri-Francë sot, Reja kërkon agresivitet

Kombëtarja shqiptare do të luajë sot në mbrëmje sfidën me Francën për kualifikueset e Euro 2020. Kuqezinjtë tanë do të kërkojnë të dalin me pikë nga kjo përballje dhe për trajnerin Reja skuadra duhet të tregojë kujdes, por edhe agresivitet e shpejtësi

“Këshilla ime kur luajmë përballë një skuadre si Franca është që të mos bëjmë as gabimin më të vogël. Duhet të përpiqemi të mbyllim hapësirat psepse francezët janë futbollitë të aftë dhe të shpejtë në aspektin taktik dhe ne duhet të bëjmë një ndeshje të madhe e të shfrytëzojmë të gjitha hapësirat që do të krijohen. na duhet të luajmë me agresivitet dhe shpejtësi sepse Franca ka lojtarë të shpejtë e konsistentë, si Griezmann që është një katalizator i lojës sulmuese. Duhet ta markojmë, nuk mund ta lëmë atë të lirë sepse ai në cdo moment është në gjendje të shpikë një lëvizje për gol”, u shpreh Reja.

Trajneri Reja nuk ngurroi të vlerësojë dhe kolegun e tij Didier Deschamps me të cilin ka rastisur të ketë qenë në rivalitet edhe në Serinë B Italiane

Deschamps është një mik, një njeri dhe trajner shumë i mirë. E di si luan, nuki k hedh të gjithë lojtarët në sulm ka një ekuilibër shumë të mirë taktik dhe ka lojtarë që mund të luajnë shumë mirë edhe në kundërsulm. Mendoj se nuk do të na lejojë ose do të na lejojë shumë pak hapësira ndërkohë që nga ana tjetër edhe ai do të kërkojë të shfrytëzojë hapësirat në mënyrën më të përshtatshme se ka në përbërjë lojtarë me vlera

Kapiteni mërgim Mavraj theksoi se sfida me transalpinët do të jetë e vështirë, por ai beson se skuadra do të bëjë një paraqitje të mirë

“E dimë të gjithë sesa e vështirë do të jetë të fitojme, por pavaraësisht mungesave që ka Franca, çdo lojtar i tyre zëvendësohet nga lojtarë me cilësi shumë të lartë. Edhe pse kam shënuar para 5 vitesh besoj se Franca është përforcuar dhe është një ekip më i mirë se cka qenë atëhere. Do të jetë një ndeshje maksimalisht e vështirë. jemi të gjithë realistë, por kemi treguar edhe në të kaluarën se kemi qenë në gjendje që të vëmë në vështirësi çdo skuadër”, u shpreh Mavraj.

Emocionet e kësaj sfide mes Kombëtares shqiptare dhe kampionëve të botës të Francës do t’i përjetoni sot në orën 20:45 nëpërmjet paketës Supersport./tch