Shqipëria goditet nga një tërmet

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë rreth orës 00:17 në Elbasan, Lushnje dhe në zonat përreth këtyre dy qyteteve të Shqipërisë.

Sipas Qendrës Evropiane të Sizmologjisë, tërmeti ka qenë me magnitudë 4,6 i shkallës Rihter, ndërsa thellësia ishte 10 kilometra.

Epiqendra e tërmetit ka qenë 27 kilometra në jugperëndim të Elbasanit dhe 10 kilometra në verilindje të Lushnjës.