Shqipëria publikon listën: Uzuni, Cikalleshi e Muja jashtë, Daku në Evropian

Selektori i Shqipërisë, Sylvinho, ka publikuar të hënën pasdite listën preliminare për “Euro 2024”. Pjesë e saj është sulmuesi Mirlind Daku, por jo edhe Arbnor Muja. Është ftuar edhe Arbër Hoxha. Ndërkohë bie në sy mbetja jashtë e Myrto Uzunit. Po ashtu mungon edhe Sokol Cikalleshi.

Medon Berisha është emri befasues në listë. Është kthyer edhe Amir Abrashi.

Nga lista e të ftuarve do të largohet edhe një emër më 7 qershor.

Futbollistët e ftuar:

Portierë: Etrit Berisha, Elhan Kastrati, Simon Simoni, Thomas Strakosha

Mbrojtës: Naser Aliji, Arlind Ajeti, Ivan Balliu, Berat Gjimshiti, Elseid Hysaj, Ardian Ismajli, Marash Kumbulla, Enea Mihaj, Mario Mitaj

Mesfushorë: Amir Abrashi, Kristjan Asllani, Nedim Bajrami, Medon Berisha, Klaus Gjasula, Qazim Laçi, Ernest Muçi, Ylber Ramadani,

Sulmues: Jasir Asani, Armando Broja, Mirlind Daku, Arbër Hoxha, Rey Manaj, Taulant Seferi