Cilat familje migrante nga vendet e rajonit marrin më shumë ndihmë sociale në SHBA?
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka publikuar një listë renditjeje që tregon pjesën e migrantëve nga vende të ndryshme që përdorin ndihmë sociale në SHBA.
Sipas këtyre të dhënave, vendet qytetarët e të cilave marrin këtë lloj mbështetjeje në përqindjen më të lartë janë Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.
Lista e publikuar është pjesë e një debati më të gjerë rreth politikës së imigracionit dhe barrës mbi sistemin social, i cili ka qenë në fokus të administratës amerikane vitet e fundit.








