Shqiptarët do të udhëtojnë pa viza në Kinë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe! Firmoset marrëveshja

Shqiptarët do mund të udhëtojnë pa viza drejt Kinës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

Pas mbledhjes së qeverisë ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka bërë me dije se është firmosur marrëveshja.

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka deklaroi se do të zgjerohet harta për qytetarët shqiptarë që duan të lëvizin lirisht.

“Sot kemi kaluar dy marrëveshje të rëndësishme. Kemi lidhur marrëveshje me republikën e Kinës dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Do krijojnë lehtësi të shtuara për shqiptaët që duan të udhëtojnë drejt këtyre vendeve. Nuk do të kenë më nevojë për viza hyrëse.

Sipas Xhaçkës, kjo i hap rrugë rritjes së bashkëpunimit mes vendeve tona.